Arrestohet i dyshuari për vrasjen në kazino në Lipjan

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në kazino në Lipjan.

Lajmi.net mëson se i dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij.

Bëhet fjalë për të dyshuarin në rastin në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku u vra një person i moshës 36 vjeçare.

Policia ende nuk ka dhënë detaje shtesë për arrestimin.