Haradinaj tregon se a do të ketë PAN 2

Edhe pse së bashku me PDK dhe NISMA udhëheqën vendin për dy vite më radhe AAK nuk preferon të jetë në koalicion përsëri më këto parti.

Kështu ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin N’Konak.

“Nuk jam i interesuar për një PAN-2. Ja kam dhanë mundësinë. Për këtë arsye kemi dal vetëm në zgjedhje, e falënderojmë edhe PSD për besimin që na ka jep por Aleanca ka dal vetë pa e ditë edhe që vjen edhe PSD-ja”, ka thënë Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit është në koalicion më Partinë Social Demokratike.