Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një person në Istog

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili theri me thikë një person të enjten në fshatin Orroberd të Istogut.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari pasi kishte goditur viktimën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 03 shkurt 2022 rreth orës 19:50, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Orroberd – Istog. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima është dërguar fillimisht në QKMF Istog, dhe nga aty me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thikë) e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia. I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh”, thuhet në njoftim.