Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar, është i dyshuar për 18 vepra penale

Stacioni Policor në Viti sot e ka shoqëruar në Stacionin Policor personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979), shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton policia i dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale.

“Vjedhje të rënda”, “Vjedhje” dhe “Vjedhje në tentativë” në disa fshatra të Komunës së Vitisë.

“Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.