Arrestohet kryeinspektori i Punës për rajonin e Mitrovicës

Është arrestuar kryeinspektori i Inspektoratit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka deklaruar se zyrtari në fjalë, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës, për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka thënë Kelani.