“HASI JEHON” mbyll me sukses edicionin e 30-të

Në Kodrën e pajtimit, në fsahatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, u realizua suksesshëm edicioni i 30-të jubilar i festivalit “Hasi Jehon 2019”.

Për tri netë me radhë, në këtë festival morën pjesë shoqëri kulturo-artistike e ansamble nga mbarë trevat shqiptare.

Nuk munguan as grupe nga diaspora e për t’i dhënë shije të veçantë këtij edicioni, u kujdes Ansambli nga Bursa e Turqisë të cilët janë artistë me origjinë shqiptare.

Ansambli nga Bursa, në natën e dytë dhanë program garues para publikut kurse në natën e tretë dhanë program jashtë konkurimit duke sjell motive të folklorit turk, program ky që u prit mjaft mirë nga publiku të cilët e përcollën me duartrokitje të shumta.

Në fund të programit artistik, Juria profesionale me përbërje; Sami Piraj – kryetar, Dilaver Kryeziu, Muhamet Lushaj dhe Hysen Dida, shpallën fituesit e festivalit.

Çmimin “Malësori” e fitoi; Ansambli “Bursa” nga Bursa e Turqisë.

Çmimin “Malësorja” e fitoi; SHKA “Bresana” Bresanë.

Çmimin “Lahuta” e fitoi; Qendra Kulturore e Kaçanikut.

Çmimin “Nazmije Totaj – Hoxha” e fitoi; Fatjona Malsiu nga Kaçaniku.

Çmimin “Koreografia e dalluar” e fitoi; SHKA “Saraji” Shkup.

Çmimin “Kostumet autoktone tradicionale” e fitoi; “Rapsha” nga Tuzi.

Çmimin “Instrumentisti i dalluar” e fitoi; Nehat Ferati i Ansamblit ” Gjilani” nga Gjilani.

Çmimin “Dyshja më e mirë e valltarëve” e fitoi; Zekirja Kadriu dhe Qani Hyseni nga Kumanova.

Çmimin “Orkestra e dalluar” e fitoi; SHKA “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe – Rahovec.

Çmimin “Valltari i dalluar” e fitoi; Vahid Xhan i Ansamblit “Bursa” Turqi.

Çmimin “Valltarja e dalluar” e fitoi; Albiona Qenaj nga Romaja.

Çmimin “Loja popullore e dalluar” e fitoi; Ansambli “Jahi Hasani” Çegran – Maqedonia e Veriut.

Çmimin “Rituali më objektiv” e fitoi; “Katarina Josipi” Zym – Has.

Dhe Çmimin “Grupi më i dalluar i rapsodëve” e fitoi; Rapsodët nga Skenderaj.

Drejtori i festivalit “Hasi Jehon” Haziz Hodaj e vlerësoi lartë edicionin e 30-të të këtij festivali duke i falenderuar të gjithë ata që dhanë program në skenë si dhe të gjithë ata që kontribuan për përmbylljen e suksesshme të festivalit./Anadrini PRESS