Grenell: Jack Smith nuk donte ta shihte suksesin e Trumpit në Ballkan

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, nëpërmjet disa fotografive ka sjellë disa momente nga prapaskenat, në trevjetorin e arritjes së marrëveshjes së 4 shtatorit nën ndërmjetësimin e Donald Trumpit.

Aty shihet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

“E nisëm me presidentin Thaçi, që përfaqësonte Kosovën derisa u padit nga Jack Smith, sepse ai nuk donte që Trumpi të kishte sukses në Ballkan”, tha Grenell.

Jack Smith ishte prokuror në Hagë dhe ishte caktuar për ta hetuar rastin e Donald Trumpit.