Arrestohet kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe disa zyrtarë komunal

Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, u arrestuan sot në mëngjes para ndërtesës komunale, raportojnë mediat malazeze.

U arrestuan gjithashtu menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijelj, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si dhe Djordje Vujović, këshilltari i Careviq.

Po ashtu u arrestuan edhe djali dhe vëllai i Marko Careviq.

Më parë, një kordon policie u përpoq të prezantonte Inspektimin Administrativ në ndërtesën e Komunës së Budvës. Ata u ndaluan para hyrjes në Komunë nga Carević dhe Radović.

Policia përdori mjete të forta, derisa dritaret në ndërtesën e Bashkisë u thyen.

Zyrtarët komunalë dhe qytetarët u mblodhën herët në mëngjes në ambientet e Komunës së Budvës, pasi dhjetëra furgonë plot me polici arritën në Budvë këtë mëngjes.