Grabitje e armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në lokalin e saj dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) ka arrit t’ia grabit kuletën dhe letërnjoftimin.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 17:30 në rrugën “Muslim Mulliqi” në Prishtinë.

Në raport thuhet se njësit relevante kanë dal ne vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të arrestuar.