Arrestohet në Shqipëri terroristi i ISIS-it, do të kryente vrasje për 40 mijë euro

Janë dhënë detaje të reja lidhur me pjesëtarin e ISIS-it të arrestuar sot në Shqipëri.

Ai është 24 vjeçar nga Taxhikistani i identifikuar si Komron Zukhurov, ndërsa është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD-së, Asllan Dogjani.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme nga Interpol Tirana.

Kapja e tij është bërë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ai ishte strehuar në një familje nga Taxhikistani në zonën e Laprakës dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës organizatës së huaj terroiste të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të ISIS”- njofton Abc News përcjell Klan Kosova.

24-vjeçari është i kërkuar nga autoritetet gjermane.

Grupi i tij u godit në datë 15 prill.

Mediat gjermane raportuan njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë euro.

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikistani i cili jetonte në Wuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar pas telefonatës që mori nga një numër suedez ku i thuhej se “duhet të varroste një njeri të ndyrë”.

Kjo u verifikua pas kontrollit që autoritetet i bënë celularit të tij.

“Gjysma e parave janë “për vëllezërit”, thuhej në përgjimet që iu gjeten Ravsan.B, ndërsa pjesën tjetër duket se do ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Institucionet e sigurisë në Gjermani e kanë mohuan mundësinë e terroistëve që të mund të kryenin vrasjen në Shqipëri.

Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por ata dështuan.

Hetimet treguan se nga gjashtë anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri, ndërsa katër anëtarët e tjerë tashmë janë prapa hekurave.

Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i ishin bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime.