Arrestohet një 20 vjeçar në Han të Elezit

Policia në Han të Elezit njofton se sot ka arrestuar një person në fshatin Paldenicë, për shkak të një përleshje me një person tjetër.

“Në lidhje me këtë, policia ka shoqëruar dy personat në stacionin policor të Hanit të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi me inicialet M.D i moshës 20 vjecar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Drejtorisë rajonale të Ferizajt.