Arrestohet një i dyshuar për dhunim

Është arrestuar në Kaçanik një person i dyshuar për dhunim, përcjell Fokusi.info.

Policia ka njoftuar se ai dyshohet që e ka detyruar viktimën femër kosovare të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Viktima është dërguar në IML për ekzanimin.

“DHUNIM- Kaçanik / 04.02.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovae pa dashje të kryej mardhënje seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”