Kuvendi komunal i Obiliqit ka votuar për zëvendësimin e bustit të heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se ka vizituar familjarët e bashkëveprimtarit Fazliu.
“Një vizitë e veçantë nga Fadil Fazliu dhe Fahri Fadil Fazliu, familjarët e bashkëveprimtarit e Heroit të Kombit Fahri Fazliu. Vizitat e tilla janë përherë të mirëpritura dhe pikërisht sot me lajmin se Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij! Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Fahri Fazliu! Respekt i përjetshëm për familjen Fazliu!”