Arrestohet një i dyshuar për grabitje me armë

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arritur që ta identifikojnë personin E.M., si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe një rast i tretë i mbetur në tentativë.

“I dyshuari, E.M. (m/sh/k  19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30, në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë më datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale, të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit, të dyshuarit prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.