Me qen të Sharrit në zyre, Vuçiq kthehet në punë pas problemeve në zemër

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është kthyer në punë pas problemeve shëndetësore, që e detyruan atë të shtrihet në spital.

E gjatë ditës së sotme ai është kthyer në zyren e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, me një dhuratë që mori nga Patriarku Irinej, një qen të sharrit.

“Një mirëseardhje e mrekullueshme këtë mëngjes në punë! Pako është një dhuratë që mora nga patriarku Irinej, ne gjithashtu festuam për çmimin e tij të parë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.