Arrestohet një mjek në QKUK, nuk dihen motivet

Një mjek është arrestuar mëngjesin e së martës në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes një përgjigje me shkrim ka konfirmuar për Telegrafin se i arrestuari është mjek specialist-ortoped.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se, sot, rreth orës 9:00, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar një mjek specialist- ortoped”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të kuptuar për arsyen e arrestimit, por deri më tani nuk ka marr përgjigje.