Kurti zbulon çka bisedoi dje me Ramën në takimin urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Edi Ramën të martën ka folur për sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.

Kurti të martën doli urgjent nga konferenca për media për t’u takua me Edi Ramën.

E sot ka tregua konkretisht se çka ka folur me kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se ka folur me Ramën për bashkëpunim energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap rrymë Kosovës, e Kosova ta bëjë verës këtë.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit, sepse ju e dini që takimet e mëhershme të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurti.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës.