Arrestohet një nga kërcënuesit e Behgjet Pacollit

Personi me inicialet E.H kohëve të fundit në vazhdimësi ka kërcënuar, deputetin Behgjet Pacollin me vrasje, kidnapim dhe vrasjen e fëmijëve të tij.

Policia e Kosovës para disa dite ka arrestuar atë, me dyshimin se i njejti nëpërmjet mesazheve telefonike pos shantazheve, presioneve e kërcënimeve ai është paraqitur edhe në emër të një nga institucionet e Kosovës.

Mësohet se Behgjet Pacolli i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar këtë rast në policinë e Kosovës, e cila pastaj ka proceduar me mbledhjen e provave dhe arrestimin e personit.

Siç mirret vesh Pacolli ka angazhuar avokatët e vet dhe do t’i përndjekë kudo që janë ata që ndaj tij përdorin gjuhë urrejtjeje, fyese e kërcënuese.

Ai shkurt ishte prononcuar; “Kam duruar tepër këto falanga fashiste dixhitale” ka thënë Pacolli.