Hajnat vjedhin paratë dhe telefonin e punëtorit të sigurimit

Një punëtor sigurimi ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në Lipjan, dy persona të panjohur të maskuar i kanë grabitur një telefon, portofolin me 65 euro, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.