Arrestohet një person i dyshuar për “evazion fiskal”

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “shmangie nga tatimi”.

“Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro”, thuhet në kumtesën e policisë.

I prangosuri është A. M., burrë i lindur më 1986.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ai është dërguar në mbajtje.