“E kanë thirrë prej ministrisë”, avokati tregon si u lidhën ministrja Hajdari e Ridvan Muharremi

Vazhdon të jetë një prej temave më të komentuara. Fjala është për Ridvan Muharremin, biznesmeni i afërt me kryeministrin Kurti, që tashmë është liruar nga paraburgimi, i dyshuar për aferën “gruri”.

Për këtë çështje, ka folur avokati i Muharremit, Mahmut Halimi. Ky i fundit ka dhënë detaje se si u njoftuan palët, gjë për të cilën vetë ministrja Hajdari kishte thënë publikisht se nuk e njeh afaristin në fjalë.

Por, siç e thotë avokati, e që thirret në fjalët e Ridvan Muharremit, afaristi ka qenë në zyre të Hajdarit, për të diskutuar se si do të “shukatet” e gjithë çështja.

“E kanë thirr prej ministrisë. Nuk i kanë tregu emrin. I kanë thënë kur shkon në recepsion, ata të orientojnë. Ai ka shku, pastaj e kanë çu te ministrja ku edhe i kanë thënë se gjithçka duhet me u kthy në sekret edhe duhet m’i rregullu dokumentet”, tha ndër tjerash Halimi për lajmi.net.