Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për vrasje në tentativë

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, njëri boshnjak dhe tjetri shqiptar.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 62-fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën e cekur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.