Arrestohet një person në Skenderaj, në veturën e tij u gjet një pistoletë me fishekë

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi policia në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar një një pistoletë me pesë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.