LAJMI I FUNDIT: Formohet Komisioni Hetimor për energjinë elektrike i propozuar nga opozita

Me 93 vota për është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar i propozuar nga opozita, për hetimin e situatës me energjinë elektrike gjatë krizës në muajt e parë të vitit 2022.

Pas pak pritet që të votohet edhe për komisionin tjetër hetimor, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që përfshin periudhën para ardhjes së tyre në pushtet.

Emrat për kryesues dhe anëtar të Komisionit të propozuar nga opozita janë:

PDK: Ferat Shalën si kryesues dhe Eliza Hoxhën si anëtare

LDK: Driton Selmanaj si kryesues dhe Besian Mustafa si anëtar

AAK – Pal Lekaj si kryesues

LVV – Artan Abrashi kryesues, Jeta Statovci, Mimoza Kusari – Lila, Enver Haliti si anëtarë

Grupi multietnik – Fridon Lala.