Arrestohet një person për marrje të ryshfetit

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Obiliq një person pasi që dyshohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të rregullimit të lejes mjedisore për një kompani.

Si shpërblim për rregullimin e kësaj leje i dyshuari ka marrë ryshfet.

Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë me aktvendim të prokurorit.