Arrestohet një person si i dyshuar për vjedhjen tragjike në Shtime

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person si i dyshuar për grabitjen në Shtime ku mbeti i vrarë një person.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe major Mehmet Ali Hajdini nga Policia e Ferizajt.

Ai ka thënë se hetuesit e policisë kanë kryer disa bastisje në Prishtinë e Pejë.

Deri më tani është arrestuar një person si i dyshuar për rastin.

“Hetuesit e Policisë Rajonale të Ferizajt kanë kryer disa bastisje në Prishtinë e Pejë. Deri më tani është arrestuar një person si i dyshuar për grabitjen në Shtime. I njëjti është sjellë në Ferizaj”, ka thënë Hajdini.

Kujtojmë se në rastin e lartëpërmendur të vjedhjes në Shtime, mbeti i vdekur njëri nga grabitësit.

Të arrestuar për këtë janë dy pronarët e Shtëpisë që dyshohet se rrahën për vdekje grabitësin që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre.