Arrestohet një personi pasi tentoi ta vret mikun e tij

0
260

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi ka qëlluar me armë zjarri mikun e tij.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vau i Dejës, Shkodër

Qëlloi me armë në drejtim të mikut të vet, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja për jetën.

Vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.