Arrestohet një qytetar në Fushë-Kosovë sepse sulmoi Policinë e Kosovës

Një qytetar është arrestuar në rrugën Dardania të Fushë-Kosovës nga Policia e Kosovës.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje nga momenti kur disa policë e arrestojnë një qytetar derisa ky i fundit i reziston arrestit.

Arsyeja e arrestit erdhi si rezultat i sulmit të qytetarit ndaj një polici.

Gazeta Express ka kontaktuar Policië e Kosovës lidhur me këtë rast. Do t’iu mbajmë të informuar.