Nga Qeveria i reagojnë BE-së: Për Serbinë s’po komentojnë, për Kosovën po, pse?

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka reaguar Bashkimit Evropian pasi nuk komentoi shkeljet që Serbia po ua bën marrëveshjeve me Kosovën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Krasniqi ka thënë se BE-ja po preferon të mos hyjë në detaje dhe po përmbahet nga komentet.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja është specifike deri në komentimin e një vendimi të Qeverisë.

Në fund, ai ka pyetur “Pse?”:

“Kur Serbia shkel marrëveshjet në mënyrë të përsëritur, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga çdo koment i mëtejshëm. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ata mund të jenë po aq specifikë sa komentimi i një vendimi të qeverisë për shpronësimin e tokës, dhe që të vendosin gishtin. Pse?”

Lini një Përgjigje