Dëmtohet transparenti “Liria ka emër”, deklarohet kreu i Skënderajt

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas dëmtimit të transparentit “Liria ka emër” në këtë qytet, duke thënë se një akt i tillë është i ulët dhe i papranueshëm.

Nura në Facebook thotë se dikë po e pengon e vërteta, teksa shtoi se historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla.

“Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, shkroi ai.