Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Policia e Kosovës bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.