Kroacia falenderon Kosovën për ndihmën prej 100,000 eurove

Qeveria e Kosovës ka mbështetur kërkesën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, për të ndarë nga buxheti i kësaj ministrie shumën prej 100,000 euro në mbështetje të vendit dhe popullit mik kroat.

Për këtë veprim, Haradinajn e ka falenderuar ambasadorja e Kroacisë në Kosovë,Danijela Barrisic përmes një postimi në Twitter.

“Faleminderit ministrja Meliza Haradinaj, faleminderit kabinetit të Qeverisë dhe njerëzve të Kosovës”, shkroi ajo.