Haliti për sanksionet e BE-së: Keq për Kosovën, Kurti të reflektojë dhe bashkëpunojë me aleatët

Bashkimi Evropian i ka komunikuar një sërë masash të përkohshme Qeverisë së Kosovës, të cilat vijnë si rezultat i mosgatishmërisë për shtensionimin e situatës në Veri që nga 26 maji.

Deputeti PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur i shqetësuar në një intervistë për Front Online, teksa ka thënë se edhe një aleat tjetër mund të veprojë ngjashëm.

“Keq për Kosovën. Kosova do ta pësojë sepse do të rangohet poshtë në listën e prioriteteve të BE-së Kosovën. S`përjashtohet mundësia edhe Amerika të marrë hapa siç i ka marrë BE-ja”.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti për reflektim dhe pranim të planit të aleatëve sa i përket deeskalimit të Veriut.

“Po shpresoj dhe po e lus qeverinë, kyrministrin të reflektojë për situatën që e kemi në Kosovë, të bashkëpunojë ngushtë pakushte me BE-në dhe Amerikën. Ne jemi detyruar të bëjmë lëshime në proces. Nuk kemi qene të ngurtë në kerkesat e tyre ashtu siç edhe jemi përcaktuar që serbët në Kosovë do të kenë jo vetëm liri, por përparësi në jetën e tyre, në trajtimin e tyre, por mbi të gjitha që serbët në Kosovë nuk do të joshen nga Serbia e të kenë më shumë të drejta në Kosovë sesa në Serbi. Qeveria, kryeministri, kushtet e BE-së t`i zbatojë të gjitha”, tha Haliti për “Front Online”.

Haliti i PDK-së: S`mbahen kryetarët me dhunë në zyre, duhet zgjedhje të reja në Veri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se kryetarët e komunave në Veri nuk duhet të mbahen me dhunë në zyre.

“Nuk mbahen në zyre duke pretenduar se nuk e kemi shkeluar Kushtetutën. Është e vërtetë qe edhe BE-ja, Perëndimi i kanë mbështet zgjedhjet, por sabotimi nga pala serbe është domethënës dhe situata që ka agravuar është shkaktuar sepse serbët nuk kanë pranuar që në institucionet e Kosovës te jenë ata që kane fituar nga 200 vota”.

Haliti ka thënë se me mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje situata deeskalohet.

“Do të ishte mirë që kryetarët e zgjedhur të japin dorëheqje dhe të vendosen deri në organizimin e zgjedhjeve, që do te ishte hap i mirë, në zyrat paralele që mund t`ua ofrojë komuna dhe të përgatiten per zgjedhjet e ardhshme. Ky akt do ta lehtësonte edhe vetë Albinin”.

Haliti i PDK-së: Kurti do ta ndalë vetën, opozita nuk i ka votat ta rrëzojë atë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Albin Kurti do ta ndalë vetën sa i përket veprimeve të tij në Veri.

“Kurti ka me e ndal vetën sepse nëse vërtet vendosën sanksione të rënda, atëherë mund të ketë protesta nëse ka sanksione të rënda. E dyta nëse vazhdohet me politikat e ngurta të Qeverisë edhe deputetët e Kuvendit, edhe ata të Vetëvendosjes do të reflektojnë ose të dorëhiqet nga pozita Kurti apo të shkojë sipas rrjedhës së lumit të kërkuar nga perëndimi”, u shpreh Haliti.

Ai ka thënë se opozita nuk i ka aktualisht votat për rrëzimin e tij kur u pyet rreth mocionit të AAK-së.

“Opozita gjithmonë duhet me pasë pretendime me shkarku qeverinë, kryeministrin. Problemi aktual me shkarku Kurtin është i paarritshëm. Opozita nuk i ka votatat e duhura me rrëzu Kurtin. Nese krijohet kushtet tjera, është tjeter muhabet”.

Andaj i kërkoi AAK-së të jetë e kujdesshme me nismën.

“Kam biseduar me Haadinajn lidhur me mocionin. Jam i gatshëm t`ia nënshkruaj. Duhet me llogarit se a mund te arrihet sepse nëse e nxjerrim mocionin dhe votohet kundër nuk kemi më të drejtë për një mocion tjetër për 6 muaj”.

Zgjedhjet nacionale, sipas tij, nuk e zgjedhin problemin.

“Me rrëzu tani Kurtin opozita nuk e zgjedh problemin, sipas sondazheve, VV-ja është më mirë se gjitha partitë tjera. Elektorati akoma është në një pozicion që e kemi një kryeministër të fortë. Por, kryeministri është i fortë kur është me miqtë të mëdhenj dhe jo vetëm sic kemi mbet tani. Të gjitha partitë janë të gatshme për zgjedhje”.

Haliti e quan notere presidenten Osmani: S`ka fuqi me vendos, i ndryshon qëndrimet shpesh

Xhaviti Haliti e ka quajtur notere presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputeti i PDK-së thotë se ajo nuk ka fuqi vendimarreje.

“Presidentja i ndryshon qëndrimet shpesh. Presioni është më i madh te zyrja e saj sesa tek opozita nga ndërkombëtarët. Ajo nuk ka fuqi me vendos. Presidenti në Kosovë është noter”.

Haliti pro rikthimit të Fatmir Limajt në PDK: Së pari le të vjen si anëtar i thjeshtë

Kohëve të fundit në opinion kanë qarkulluar zërat për një rikthim të Fatmir Limajt në krye të PDK-së.

Ardhjen e tij të mundshme e mirëpret Xhavit Haliti, por ka një mesazh.

“Mendoj që partia i ka dyert e hapura, por shkallët nisen prej fillimi, shkallës të parë, s`mund t`i kalojë 12 shkallë menjëherë. Fatmiri, sipas statutit duhet të kthehet si anëtar i thjeshtë së pari ose nëse organet e partisë, Këshilli Drejtues e kërkon Fatmirin le të vjen e le të bëhet kryetar. S`kam kurgjo kundër. Por regullat janë të paracaktuara”.

Sipas Halitit, PDK nuk vuan për kryetar, por çalon ne organizim.