Arrestohet njëri prej hajnave që e vodhën çantën në një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të arrestojë njërin prej hajnave që kanë vjedhur një çantë me para e dokumente.

Të shtunën që e lamë pas, dy persona kishin vjedhur një çantë me para, dokumente e gjëra personale në një veturë te “rrethi i Lipjanit”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arritur që të arrestojë njërin prej të dyshuarve.

“Me 15.07.2019 është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.