Arrestohet personi i cili e kërcënoi me vdekje Aleksandër Vuçiqin

Për kërcënimin me vdekje të Presidentit Aleksandër Vuçiq, policia serbe mbrëmë ka arrestuar një person, raportojnë mediat serbe.

Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiq, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Prokuroria në Beograd.

Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur teraprinë e përshkruar nga mjeku, shkruan Gazeta Express.

Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.

Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekst shkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiq.