Parashikimi i motit

Sot dhe nesër mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s, njofton IHMK.