Arrestohet personi tek i cili policia po kryente bastisjen në Zhur

Është arrestuar personi i dyshuar tek i cili po kryhej bastisja për gjetjen e narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Në momentin e bastisjes, në këtë shtëpi pati një shpërthim e që si pasojë la të vdekur një polic e dy të tjerë mbetën të lënduar.

Një nga të lënduarit raportohet të jetë në gjendje më të rëndë. I plagosur ka mbetur edhe një nga fëmijët e të dyshuarit.

KTV raporton se personi i arrestuar nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa aty ishin vetëm familjarët e tij.