Arrestohen tre persona, konfiskohen tri armë

0
390
Foto ilustrim
Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar si dhe konfiskimin e tri armëve.
Operacioni i hetuesve policor, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit si dhe së urdhëresës së Gjykatës përkatëse, është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, një shtëpi dhe tri lokale, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj,
 Tri revole si dhe
 16 fishekë.
Po ashtu lokalet e bastisura nga ana e policisë, ku është hasur në veprimtari të ndaluar (bixhoz) si dhe pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e inspektorëve komunal të tria lokalet janë mbyllur.
Personat e arrestuar:

• Sh. B mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

• A. Gj mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve,
ndërsa i arrestuari i tretë
• Sh. Gj mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, njofton Policia e Kosovës