Arrestohet vajza që theri me thikë një të mitur në Obiliq

Është arrestuar e dyshuara që theri me thikë një të mitur të hënën në Obiliq.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, të cilit më pas i është ofruar trajtim mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet tutje në raport.