Arreston katër persona në Klinë

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore në Klinë, dje rreth orës 18:20, kanë ndaluar një automjet të tipit Land Rover, dhe gjatë kontrollit, katër personave që ishin në makinë është gjetur sasi narkotikësh.

Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre.

Sasia e gjetur prej 21.6 gramë është konfiskuar, dhe lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe njësiti i drejtorisë për hetimin e narkotikëve DPR Pejë, të cilët kanë vazhduar me hetimin e këtij rasti.

Pas intervistomi, të dyshuarve nga hetuesit rajonal, me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa një është ndaluar për 48 orë.