Arrihet marrëveshja: Sanchez kalon te Inter

Inter dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për huazimin e Alexis Sanchez.

Sipas Di Marzio, sulmuesi kilian do të arrij sonte në Milano derisa për nesër janë rezervuar testet mjekësore.

Sanchez do të bashkohet me Interin si huazim i thjeshtë një vjeçar.