Pejë: Ikën nga barnatorja pa e bërë pagesën

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person i cili kishte hyrë në një barnatore dhe pasi kishte kërkuar disa lloje të barnave të cilat i janë ofruar, pa e bërë pagesën ishte larguar nga barnatorja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje.