Arrin në 13 numri i viktimave në aksidentin tragjik

Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë.
Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit.
Raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është rrokullisur.