Dështon propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë

Ka dështuar që të miratohet në Kuvend propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Të pranishëm në sallë ishin 84 deputetë. 25 prej tyre kanë votuar për, kundër asnjë, kurse 59 deputetë kanë abstenuar.

“Nuk i merr shumicën e votave kjo rezolutë, kështu që nuk kalon”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.