Kusari-Lila: Takimi i fundit me Albin Kurtin la shije të hidhur, ishte i padrejtë me mua

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth bisedimeve që i kishte zhvilluar para disa ditësh me Vetëvendosjen, për të lidhur koalicion të mundshëm, transmeton Fokusi.info.

Kusari-Lila në Info Magazine tha se Albin Kurti la shije shumë të hidhur me takimin e fundit, pasi i kishte thënë se nëse bëjnë koalicion, logoja e Alternativës të mos figurojë bashkë me të atyre.

‘’Takimi i fundit na ka lënë një shije të hidhët. Mos marrja seriozisht për afatin dhe Alternativën. Ajo ka qenë jo shumë parimore dhe jo e drejtë sepse unë kam kursy muaj me ardhë duke thënë se besoj në atë bashkëpunim dhe pastaj të bien pre e disa tekeve. Ai tha se nuk pranon fare të nënshkruajnë koalicion zyrtar, por të jemi pa emër të Alternativës. Që këto të jenë të mirëkuptuara dhe se po diskutojmë si dy subjekte’’, tha ajo.

‘’Të njëjtat fjalë i ka përdorur edhe për ne, sikurse me LDK-në. Nga vetë Albini. Kur flet njeri me kësi serioziteti, natyrisht që detajet tjera nuk janë problematike. Pak para mbylljes së afatit tha kështu. Ishte e padrejtë dhe nuk kam prit me më dërgrgu mesazhe nga zyrtarë tjerë të VV-së, sepse bisedimet i kam zhvillu me Albinin’’