Arsenali e mposhti Valencian (video)

Skuadra londineze Arsenal ka arritur që të shënojë fitore në ‘Emirates’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat 3 – 1, përballë skuadrës spanjolle Valencia, raporton Fokusi.info.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, kur po luhej vetëm minuta e 11-të përmes Mouctar Diakhaby për rezultatin 0 – 1.

Vetëm shtatë minuta më vonë erdhi kundërpërgjigja e londinezëve, të cilët me anë të Alexandre Lacazette rikthyen baraspeshën në minutën e 18-të.

Ishte përsëri Lacazette, i cili në minutën e 26-të shënoi dhe e ktheu Arsenalin në epërsi për rezultatin 2 – 1.

Në fundin e ndeshjes, ishte Pierre Emerick Aubameyang ai që realizoi për 3 – 1, për t’i dhënë Arsenalit një avantazh të konsiderueshem para udhëtimit në Spanjë.

Ndeshja e kthimit luhet më 9 maj ( të enjtën).

https://streamable.com/jg1ec