Mosmbajtja e mësimit në disa shkolla si pasojë e vërshimeve, MASHT del me njoftim

Ministria e Arsimit ka dal me një njoftim për shkollat për shkak të situatës së krijuar në Kosovë si pasojë e vërshimeve.

Me anë të një njoftimi në Facebook, të kësaj ministrie thuhet se vërshimet që kanë ndodhur dje, kanë pamundësuar mbajtjen e procesit mësimor në disa shkolla.

“Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas MASHT, komunat që nuk kanë mbajtur sot mësim si pasojë e dëmeve materiale të shkaktuara janë Podujeva, Vitia, Mitrovica, Peja, Skenderaji, Istogu, Klina dhe Zubin Potoku.

“Komunat të cilat raportuan që nuk kanë dëme dhe mësimi është mbajtur në të gjitha shkollat janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani i Elezit, Kaçanik, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik, Dragash, Mamushë, Leposaviq, Zveçan”, përfundon njoftimi.