Arsenali fiton derbin lokal përballë Chelseat

0
437
Derbi i kësaj jave në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Chelseat i takoi ‘të kuqve’.
‘Topçinjtë’ triumfuan përballë rivalëve lokal me rezultat 2-0 në një ndeshje që e dominuan thuajse gjatë gjithë kohës.
Lacazzete në minutën e 14-të dhe Koscielny në të 39-tën mjaftuan për tre pikët e rradhës, e që do të ndikojnë jashtë mase në luftën e djelmoshave të Unay Emery për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Momentalisht, ‘të kuqtë’ gjenden në pozitën e pestë me 44 pikë të tubuara në 23 ndeshje dhe kanë tre më pak se kundërshtari i sotëm që mban vendin e katërt.
Javën e ardhshme, Arsenali e pret Cardiffin, kurse Chelsea i shkon Bournemouth.