Arsenali kualifikohet në fazën tjetër të Europa League (Video)

Arsenali është kualifikuar për në fazën tjetër të Europa League.

‘Topçinjtë’ barazuan 2-2 me Standard Liegen e Mërgim Vojvodës, që për 90 minuta qëndroi në stol.

Vendasit bën lojë të mirë, duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, për 1-0 në minutën e 47 dhe për 2-0 në atë të 69’.

Por, Arsenali reagoi dhe përfundoi fazën e grupeve të paktën m një barazim.

Alexandre Lacazette shënoi golin për 2-1, ndërsa Bukayo Saka për 2-2 në minutën e 81-të.

Eintracht Frankfurti humbi 2-3 nga Vitoria de Guimaraes dhe u kualifikua si e dyta, falë edhe barazimit të Standard Liegen që ishte shumë afër fazës tjetër.