Nesër në ditën e zgjedhjeve, temperaturat pritet të shkojnë në -11 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i ftohët, ku temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 11 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.